Nga Miranda Sadiku
“Bahçja e Trëndafilave” në Elbasan u mbush me muzikë, atmosferë dhe duartrokitje, teksa talentet e reja të qytetit dhuruan një koncert të veçantë për bashkëmoshatarët dhe qytetarët e pranishëm.

Organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të pasur kulturor që Bashkia e Elbasanit ka nisur prej fillimit të muajit gusht dhe që do të vijojë gjatë gjithë muajit, me fokus të veçantë tek fëmijët dhe të rinjtë.

Ky program ka sjellë një atmosferë të re dhe gjallëri në qytet, duke ofruar hapësira ku talentet e vogla mund të shfaqin aftësitë e tyre artistike e muzikore.

