TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka folur për dosjen që lidhet me takimin e shumëpërfolur në Aruba, duke garantuar se çdo provë e administruar gjatë hetimeve po trajtohet sipas procedurave ligjore.
Braho hodhi poshtë pretendimet për mosveprim të Prokurorisë së Posaçme, duke i cilësuar ato si hamendësime dhe theksoi se në SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit.
“Nuk dua të ndalem te çështja konkrete, sepse është në hetim, por ajo që ju garantoj është se nuk mund të ndodhë që në SPAK të ketë një provë në një dosje dhe të lihet aty në gjumë. Këto që thuhen janë hamendësime. Në momentin e mbylljes së hetimeve mund të bëjmë transparencë mbi detaje të caktuara. Për SPAK-un janë të gjithë të barabartë para ligjit”, tha kreu i Prokurorisë së Posaçme.

