Elbasan/ Takim për sigurinë e ashensorëve në Institucionin e Prefektit

Në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Elbasan u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror për Mbikëqyrjen e Tregut (ISHMT), me fokus kryesor procesin e regjistrimit dhe kontrollit të ashensorëve në përdorim, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Takimi u drejtua nga Prefekti Ilir Bejtja, i cili theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë për pajisjet ngritëse dhe nevojën që të gjitha subjektet që operojnë me këto pajisje të jenë të informuara dhe të përgjegjshme ndaj detyrimeve ligjore.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi procedurat konkrete të regjistrimit, sfidat e evidentuara gjatë kontrolleve në terren dhe përgjegjësitë që u takojnë operatorëve privatë, por edhe institucioneve publike. U theksua gjithashtu domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar sigurinë maksimale të qytetarëve.

Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit më të madh dhe rritjes së nivelit të zbatimit të ligjit në këtë fushë, duke synuar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të ashensorëve në të gjithë territorin e qarkut.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...