Surpriza e madhe? Ja sa vlerësohet fitorja e Shqipërisë ndaj Anglisë

Shqipëria dhe Anglia do të mbyllin nesër fushatën kualifikuese në Grupin K, me sfidën që do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë e Sylvinhos e presin këtë takim pa presion, pasi kanë siguruar tashmë një vend në fazën “play off”.

Ekspertët e basteve kanë publikuar kuotat e tyre për këtë duel. Fitorja e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 8.0, ndërsa triumfi i Anglisë ka kuotën 1.4. Barazimi vlerësohet me koeficientin mesatar 4.7.

Edhe statistikat flasin në favor të anglezëve: Shqipëria ka 14% shanse për të marrë tre pikët, ndërsa Anglia shihet si klare favorite me 67% mundësi. Mundësia për një barazim vlerësohet në 19%, sipas analizës së situatës aktuale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME