E bujshme/ Reali merr goditjen e rëndë, Florentino Perez mund të heqë dorë nga posti i presidentit të “Los Blancos” më herët seç pritej

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pritet të largohet nga posti i tij më herët sesa ishte parashikuar.

Lajmi raportohet nga gazetari Pepe Alvarez, i cili thotë se drejtuesi spanjoll do të tërhiqet vitin e ardhshëm, pavarësisht se mandati i tij zgjat deri në vitin 2028.

Perez, 78 vjeç, drejton Real Madridin që prej vitit 2009, duke qenë figura qendrore në transformimin sportiv dhe ekonomik të klubit gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërkohë, skuadra është aktualisht në krye të La Ligës pas 12 javësh, me 31 pikë. E drejtuar nga Xabi Alonso, Real Madrid ka tre pikë avantazh ndaj ndjekëses më të afërt.

Më 23 nëntor, madrilenët do të luajnë në transfertë ndaj Elches, në ndeshjen e radhës të kampionatit spanjoll.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Argjentina ne Botërorin 2026 rikthen fanellën blu kundër Anglisë, si në ndeshjen historike të Maradonës në vitin 1986

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Gjysmëfinalja e Kupës...

BOTËRORI 2026 – Messi i dhuron Baggios fanellën ikonike

BOTËRORI 2026 -KANSAS SITI,13 korrik 2026/Albania Express News/-KANSAS SITI,...

Taulant Balla: Shqipëria nis mbylljen e kapitujve me BE-në

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...