Sulmi terrorist në Australi, reagon Presidenti Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Një incident dhune me armë ka ndodhur në plazhin Bondi, ku u vranë të paktën 12 persona dhe 29 të tjerë u plagosën, teksa kremtohej festa fetare nga komuniteti hebre.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Australi ndërsa i shpreh ngushëllim familjarëve të viktimave.
Presidenti ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.

“Dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të pafajshme dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan presidenti Begaj në X.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...