Stuhitë përfshijnë qarkun e Elbasanit, përmbytje dhe dëme materiale në disa zona

Moti i keq ka përfshirë bashkitë e qarkut të Elbasanit mesditën e kësaj të shtune, që prej orës 14:00. Sipas raportimeve nga terreni,në disa zona janë shënuar stuhi lokale të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.

Për rreth 20-30 minuta edhe qyteti i Elbasanit u përfshi nga stuhia, duke shkaktuar bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore. Prurjet e mëdha të ujit krijuan përmbytje të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve nuk përballoi reshjet e dendura.

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime të pemëve dekorative përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.

Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente po ndjekin situatën nga afër,ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të paqëndrueshëm.

Ndërkohë moti i keq i shoqëruar me erë dhe breshër ka shkaktuar dëme në disa zona por paraprakisht nuk ka informacione zyrtare.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...