Stuhi rëre dramatike në Phoenix: Aeroporti Sky Harbor pezullon fluturimet

Një mur i madh pluhuri, i njohur meteorologjikisht si habub, përfshiu zonën metropolitane të Phoenix të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar kushte jashtëzakonisht të rrezikshme me dukshmëri zero.

Pas fenomenit dramatik atmosferik, zona u godit edhe nga stuhi të fuqishme, të cilat shkaktuan rrëzimin e pemëve, dëmtime materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor, erërat që arritën deri në 112 km/orë shkatërruan një nga urat e brendshme të objektit dhe detyruan ndalimin e të gjitha uljeve dhe ngritjeve për afërsisht një orë. Aktiviteti u rifillua më vonë, por me vonesa të konsiderueshme.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar në Phoenix lëshoi paralajmërime për stuhi rëre dhe stuhi të forta, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet me automjete për shkak të dukshmërisë së ulët dhe kushteve të rrezikshme. Departamenti i Transportit i Arizonës raportoi për përmbytje në disa rrugë, ndërsa policia në qytetin Gilbert evidentoi pemë të rrëzuara dhe ndërprerje të semaforëve.

Stuhitë e rërës janë të zakonshme gjatë sezonit të musoneve në Arizona, por ky habub ishte veçanërisht i fuqishëm. Ai krijohet kur erërat e forta të stuhisë ngrejnë rërën nga toka, duke formuar një mur pluhuri që mund të arrijë qindra metra lartësi dhe të shtrihet për kilometra të tërë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...