Spitali i Gramshit pajiset me 21 shtretër të rinj modernë, Bashkia dhe Islamic Relief forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi

Një tjetër hap i rëndësishëm është hedhur drejt përmirësimit të kushteve të shërbimit shëndetësor në qytetin e Gramshit. Kryetari i Bashkisë, z. Besian Ajazi, dhe Drejtori i Zyrës për Shqipërinë dhe Kosovën të Fondacionit “Islamic Relief”, Dr. Mohamed Soliman, firmosën sot marrëveshjen e bashkëfinancimit për pajisjen e Spitalit të Gramshit me 21 shtretër të rinj elektrikë,modernë dhe funksionalë.

Ky investim vjen si vazhdimësi e mbështetjes së palëkundur që Fondacioni “Islamic Relief” i ofron qytetit të Gramshit në fusha të ndryshme, veçanërisht në shëndetësi dhe infrastrukturë sociale.

Vetëm pak kohë më parë, bashkëpunimi i dy institucioneve bëri të mundur blerjen e një autoambulance të re për spitalin e qytetit, ndërsa shumë shpejt pritet të dorëzohen edhe mbi 40 shtretër të tjerë.

Përtej investimeve brenda Spitalit, partneriteti mes Bashkisë Gramsh dhe Fondacionit “Islamic Relief” do të zgjerohet edhe në terren.Së shpejti do të nisë ndërtimi i 7 ambulancave të reja shëndetësore në po kaq fshatra të njësive administrative, si dhe ndërtimi i një ujësjellësi të ri në zonën e Skëndërbegasit,që do të përmirësojë ndjeshëm jetën e komunitetit lokal.

Kryetari i Bashkisë, z. Ajazi,vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Fondacionit Islamic Relief, duke e cilësuar atë si një partner të vërtetë zhvillimi për Gramshin. “Ky bashkëpunim është shembull i qartë se si një partneritet i sinqertë dhe i fokusuar te nevojat reale të qytetarëve mund të sjellë ndryshime konkrete dhe të prekshme në jetën e përditshme. Mirënjohje e veçantë për Islamic Relief Albania që qëndron pranë nesh jo me fjalë, por me vepra.” 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME