Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Athinë, zhvilloi një takim me drejtues, përfaqësues dhe sipërmarrës të Dhomave të Tregtisë të Greqisë.
Takimi u fokusua mbi fuqizimin e potencialit ekonomik mes dy vendeve, ndërsa u diskutua mbi lehtësitë që Shqipëria ofron për sipërmarrjen konkurruese dhe për vizionin e transformimit të vendit si qendër ekonomike.
Spiropali theksoi se teksa Greqia mbetet ndër partnerët kryesorë ekonomiko-tregtarë të Shqipërisë, vendi ynë mbetet i angazhuar në iniciativat e integrimit ekonomik rajonal.
“Ne besojmë fort se integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së, sjell horizonte të reja mundësish në hapësirën ekonomike europiane”, u shpreh Spiropali.

