Ashtu si nata e parë, edhe nata e dytë e Champions League dhuroi emocione dhe gola.
Në Mynih, Bayern Munich triumfoi 3-1 ndaj Chelseat. Sfida nisi me autogolin e Chalobah (20’), ndërsa Kane dyfishoi shifrat nga penalltia (27’). Palmer ngushtoi diferencën menjëherë (29’), por Kane vulosi suksesin me golin e tij të dytë personal (63’).
Në “Anfield”, Liverpool-i mposhti 3-2 Atletico Madridin në një ndeshje dramatike. Robertson dhe Salah shënuan dy herë brenda 6 minutave të para, por Llorente riktheu spanjollët me dy gola (45+3’, 81’). Në fund, kapiteni Van Dijk (90+2’) siguroi fitoren për “The Reds”.
PSG, kampionët në fuqi, e nisën sezonin aty ku e lanë, duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Atalantës me golat e Marquinhos, Kvaratskhelia, Mendes dhe Ramos. Ndërkohë, Interi mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Ajax-it (0-2), falë dopietës së Thuram.
Në takimet e hershme, Olympiacos barazoi 0-0 me Pafos, ndërsa Slavia Prague ndau pikët 2-2 me Bodo/Glimt.
Rezultatet e plota
- Olympiacos 0-0 Pafos
- Slavia Prague 2-2 Bodo/Glimt
Mbodji 23’, 74’ / Bassi 78’, Fet 90’ - Bayern Munich 3-1 Chelsea
Chalobah (A.G) 20’, Kane (P) 27’, 63’ / Palmer 29’ - Liverpool 3-2 Atletico Madrid
Robertson 4’, Salah 6’, Van Dijk 90+2’ / Llorente 45+3’, 81’ - Ajax 0-2 Inter
Thuram 42’, 47’ - PSG 4-0 Atalanta
Marquinhos 3’, Kvaratskhelia 39’, Mendes 51’, Ramos 90+1’