Juristi Kreshnik Spahiu, tha se qeveria dhe opozita sulmojnën 24 orë gjyqtarët duke i bërë ata të atakueshëm ndaj krimit. Ai theksoi se kriminelët në Shqipëri janë më të paprekshëm dhe kanë më shumë imunitet se gjyqtarët.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit pasditen e sotme.
Në një lidhje skype për emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, ai tha se kriminelët në Shqipëri janë më të paprekshëm dhe kanë më shumë imunitet sipas tij se gjyqtarët.
Ai tha se qeveria dhe opozita i sulmojnën 24 orë gjyqtarët duke i bërë ata të atakueshëm ndaj krimit.
Por ndjejë një keqardhje sepse sot kriminelet janë më të paprekshëm sesa gjyqtarët. Po sulmet nisin nga kryetari i opozitës dhe e vijon më pas edhe kryeministri. Në Shqipëri thonë të lumtë dora pa e njohur dinamikën e ngjarjes vetëm se i është krijuar një perceptim nga shefat e partisë sepse thonë janë hajdutë kriminel dhe banda. Pse nuk shkon ai në ministri ta bëjë këtë, shkon në gjykatë. Pse paskan më shumë imunitet politikanët se gjyqtarët.
Një sistem i korruptuar baltos gjithë drejtësinë dhe shoqërinë që të mos duken ata të korruptuar. Po ti pyesësh shqiptarët thonë mjekët duan varur, policët, gjyqtarët duhen vrarë këta nga mëngjesi në darkë kanë një gjë që vjedhin vrerë dhe turma i sheh si gjobvënës dhe ai thotë po hyjë në histori po e qëllojë në lule të ballit. Janë të mbushur me atë mllefin dhe ndodh kjo’, tha ai.