Sinjalizimi për të shtëna me armë zjarri në Elbasan,policia shoqëron disa persona që ishin konfliktuar dhe …

 

 

Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Elbasanit u drejtuan në vendngjarje për të kryer verifikimet e para rreth situatës së raportuar.

Sipas informacionit zyrtar paraprak, nuk rezulton për persona të lënduar, ndërsa deri tani policia nuk ka gjetur gëzhoja apo prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.

Megjithatë, dëshmitarë nga zona kanë pohuar se mes disa personave ka patur një konflikt të dhunshëm, gjatë të cilit pretendohet se janë dëgjuar krisma. Një prej personave të përfshirë mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë.

Policia ka shoqëruar disa individë për sqarimin e rrethanave, ndërsa ngjarja mbetet ende në fazën e verifikimeve. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse është përdorur armë zjarri dhe për të përcaktuar përgjegjësit e konfliktit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Burra që nuk e humbën kurrë orientimin qytetar

Nga Bujar Qesja DURRËS,26 maj 2026/Albania Express News/Ka fotografi që...

Sarandë/ 12 masa sigurie për zyrtarë, policë e biznesmenë, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

SARANDË,26 maj 2026/Albania Express News/Prokuroria e Sarandës ka lëshuar...

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

Nga Thoma Gëllçi TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Shumë njerëz e...