Silvio Gonzato: Mbyllja e kapitujve të negociatave është më e vështirë se çelja

Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se urgjenca e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk duhet të vijë në kurriz të cilësisë.

Silvio Gonzato: Mbyllja e kapitujve të negociatave është më
Silvio Gonzato.

 

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e negociatave është më e vështirë sesa hapja e tyre. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se urgjenca e reformave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk duhet të vijë në kurriz të cilësisë.

“Shqipëria po hyn në një proces themelor të anëtarësimit, që vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve. Së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit. Edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Faza tjetër do të jetë vendimtare, do të jetë më e vështirë pasi mbyllja e kapitujve të nergociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre.

Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reformat rrënjëosre e të qendrushme për të harmonizuar veten me standard të BE-së do të vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të shpejtojë ritimin. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria dëshiron të përmbush qëllimin e vet ambicion për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.

Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje të gjithë përfshirjes dhe vendosmëri. Urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, sepse integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë e ku shënjon detyrat. Presim që Shqipëria të arrijë një reform konsistente,” tha Gonzato.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME