Shuarja e Komisionit të Integrimit, sipas PD-së, sulm ndaj opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi sot ndaj propozimit të kryeministrit Edi Rama për reformimin e komisioneve parlamentare. Sipas tij, pa ndryshuar rregulloren e Kuvendit, ndryshimet janë të pavlefshme.

“Ai i ka shpallur si për një institucion privat, komisionet, në një kohë kur rregullorja e parlamentit ka të përcaktuara 8 komisione. Pa ndryshuar rregulloren – dhe rregullorja ka procedurën e vet – nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanëshme. Ky është një atentat, një provokacion i ulët ndaj opozitës,” deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu shuarjen e Komisionit të Integrimit, duke e cilësuar si një përpjekje për të heshtur zërin e opozitës. “Donte të shuante Komisionin e Integrimit duke besuar se kështu i priste mundësinë opozitës të flasë në Parlamentin Evropian dhe në vendet anëtare të BE-së. Por kjo nuk ndodhi. Opozita nuk humbi asgjë, ndërsa ai do të mbajë barrën e këtij veprimi,” shtoi Berisha.

Deklarata erdhi pas seancës së hapjes së Legjislaturës XI në Kuvendin e Shqipërisë, ku filluan punimet për këtë legjislaturë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...