Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë këtë të hënë për shkak të mungesës së një prej avokatëve.
Mësohet se në seancë ka munguar avokati i të pandehurit Pirro Xhixho i cili ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore. Seanca është shtyrë për më datë 22 janar.
Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit 2024 dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.

