Shqipëria ndërton rrjet ballkonesh panoramike në zonat e mbrojtura

Shqipëria do të pasurohet me një rrjet të ri ballkonesh panoramike në zonat e mbrojtura, përmes një projekti të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Ky projekt synon t’u ofrojë vizitorëve eksperienca më të plota turistike, edukative dhe ndërgjegjësuese në natyrë.

Sipas AKZM, projekti i titulluar “Ballkone panoramike në rrjetin e zonave të mbrojtura: studim, përmirësim, mirëmbajtje” do të shtrihet në 12 qarqet e vendit, në pika strategjike me vlera të larta natyrore dhe peizazhore. Disa prej tyre janë: Kapinova (Berat), Lugina e Lurës (Dibër), Divjakë–Karavasta (Fier), mali i Kallabakut (Kukës) dhe të tjera.

Për nisjen e punës është zhvilluar edhe takimi i parë teknik me ekspertët, që do të hartojnë projektet përkatëse. Ballkonet do të ndërtohen me materiale ekologjike dhe me ndikim minimal në mjedis, duke u përdorur si hapësira për vëzhgimin e natyrës, informim dhe edukim të vizitorëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit.

Kjo nismë është pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës turistike në zonat e mbrojtura dhe për diversifikimin e ofertës turistike të Shqipërisë përtej destinacioneve bregdetare tradicionale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...