Shqipëria mikpritëse e Kampionatit Europian të Mundjes për të Rritur në 2026

Përveç rezultateve të mëdha në tapet, Shqipëria është shndërruar gjatë viteve të fundit në një vend kyç për mundjen ndërkombëtare, duke pritur eventet më prestigjioze të këtij sporti. Pas disa organizimeve të rëndësishme si Kampionati Botëror U-23, Botërori për peshat jo-olimpike, Europiani U-23, Turneu Ndërkombëtar “Muhamet Malo” dhe Kongresi Botëror Zgjedhor, vendi ynë do të presë tani Kampionatin Europian për të rritur, që do të zhvillohet në datat 20-26 prill 2026. Lajmin e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Mundjes, duke njoftuar marrjen e këtij organizimi historik për herë të parë në Tiranë.

Në komunikatën e saj, Federata Shqiptare e Mundjes thekson: “Një tjetër arritje e madhe për sportin tonë! Federata Botërore na ka besuar organizimin e një prej eventeve më prestigjioze në mundje, Kampionatin Europian për të Rritur. Ky është një hap historik, që na mundëson të tregojmë vlerat, pasionin dhe përkushtimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Faleminderit të gjithëve që na mbështesin në këtë rrugëtim.”

Kjo përmbushje vjen pas rezultateve të shkëlqyera të sportistëve shqiptarë. Në verën e kaluar, Shqipëria shkroi histori duke fituar dy medalje të bronzta në “Paris 2024” me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët janë sportistë të natyralizuar me pasaportë shqiptare. Vetëm pak javë më parë, Valiev arriti një tjetër sukses të madh, duke u shpallur nën-kampion bote me Shqipërinë, duke konfirmuar progresin e jashtëzakonshëm të këtij sporti në vendin tonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...