Shqipëria me nivelin më të ulët të produktivitetit në Ballkan

Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.
Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.
Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pas drejtuesve të PS, Rama mbledh ministrat. Çfarë pritet të diskutohet në Pogradec

POGRADEC , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Zjarri del jashtë kontrollit në Gojan të Pukës, flakët afrohen ngjitur me fshatin. Banesat në rrezik serioz

PUKË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Situata vijon të...

Kampionët “shkundin” Tiranën, Egnatia feston 3-0 në start

TIRANË , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Egnatia e nis...