Shqipëria dhe Spanja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e hendbollit

Federata Shqiptare e Hendbollit dhe Federata Mbretërore Spanjolle e Hendbollit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, që synon zhvillimin dhe promovimin e mëtejshëm të hendbollit në Shqipëri. Marrëveshja u firmos nga presidentët e dy federatave respektive, Laert Qendro dhe Francisco V. Blázquez García, duke shënuar një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve sportive mes dy vendeve. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli.

Dokumenti i nënshkruar parashikon bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme, duke përfshirë aspektet teknike, formimin dhe kualifikimin, administrimin, si dhe arbitrimin. Këto fusha përbëjnë elemente të rëndësishme për rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit në të gjitha nivelet e këtij sporti. Vitet e fundit, hendbolli shqiptar ka qenë pjesë e një procesi zhvillimi, ku një rol të rëndësishëm kanë luajtur bashkëpunimet me federata të tjera kombëtare, si dhe marrëdhëniet me Federatën Evropiane dhe atë Botërore të Hendbollit.

Në këtë kuadër, marrëveshja me palën spanjolle synon të krijojë mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, përmirësimin e strukturave teknike dhe administrative, si dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore në shërbim të zhvillimit të hendbollit shqiptar. Bashkëpunime të tilla përbëjnë një mundësi të rëndësishme për të vijuar investimet në këtë sport dhe për të ndërtuar perspektiva të reja për të ardhmen e hendbollit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...