Shqipëria bëhet pjesë e sistemit europian të pagesave SEPA: tarifa më të ulëta dhe siguri më e lartë për qytetarët dhe bizneset

Nga sot, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e sistemit europian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area), duke u bashkuar me vendet e Bashkimit Europian dhe të tjera që përdorin standardet e përbashkëta të pagesave në euro.

Ky hap historik pritet të sjellë tarifa pesë herë më të ulëta, siguri më të lartë dhe standarde europiane në kryerjen e pagesave ndërkombëtare, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset shqiptare.

Në ceremoninë e realizimit të transaksionit të parë përmes SEPA-s, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e cilësoi këtë moment si “një hap konkret drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

“Sot jemi krenarë që Shqipëria është pjesë e sistemit europian të pagesave. SEPA përkthen vizionin tonë në përfitime të prekshme për qytetarët dhe bizneset: kosto më të ulëta, më shumë siguri dhe garanci institucionale. Një pagesë nga Tirana në Romë nuk do të kushtojë më shumë se një pagesë brenda Tiranës. Ky është standardi europian që bëhet realitet edhe në Shqipëri,” – deklaroi Sejko.

Sipas tij, përfshirja në SEPA do të ketë efekte të gjera pozitive në ekonomi, duke ulur kostot e transaksioneve, rritur konkurrueshmërinë e tregut financiar dhe forcuar besueshmërinë e Shqipërisë në proceset e tjera të integrimit europian.

Nga ana e tij, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, e quajti anëtarësimin e vendit në SEPA “një moment historik që afron qytetarët shqiptarë me standardet e BE-së”.

“Ne duam që përfitimet të jenë konkrete për qytetarët. Shqiptarët ndihen të barabartë me çdo qytetar të BE-së. Kjo nismë lehtëson edhe transaksionet për turistët, duke i bërë ato më të thjeshta, më të lira dhe më të sigurta,” – theksoi Gonzato.

Sistemi SEPA përfshin të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe disa shtete jashtë tij që kryejnë pagesa në euro me standarde të përbashkëta, të unifikuara dhe të sigurta. Nga sot, Shqipëria dhe Mali i Zi janë zyrtarisht pjesë e këtij sistemi, duke hyrë në një fazë të re të integrimit financiar me tregun europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...