Lëvizja Shqipëria Bëhet ka prezantuar këtë të hënë kandidatin e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në Bashkinë e Cërrikut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj deklaroi se kandidati i Shqipëria Bëhet do të jetë Eligert Hima i diplomuar në Kriminologji në Universita Popolare di Milano.