Shqipëri-Bjellorusi, policia publikon planin e masave: kufizime në qarkullim dhe kontrolle të rrepta në stadium

TIRANË, 26 shtator 2026 /Albania Express News/- Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri-Bjellorusi, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Për shkak të fluksit të tifozëve, nga ora 17:00 do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa akse rrugore pranë stadiumit. Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, në terren do të angazhohen qindra punonjës policie për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë.

Akset ku do të kufizohet qarkullimi nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
  • Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
  • Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
  • Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
  • Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, si koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF;
  • Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
  • Te sheshi “Wilson”, ku pak para përfundimit të ndeshjes do të devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e automjeteve.

Kontrolle të rrepta për tifozët

Policia njofton se para hyrjes në stadium do të kryhen kontrolle të imtësishme të tifozëve, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve që mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

Ndër sendet që nuk do të lejohen në stadium janë banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarrët, flakadanët, lëndët piroteknike, monedhat metalike, çadrat, çakmakët, karikuesit e celularëve, mjete apo produkte kozmetike dhe sende të tjera të forta ose të rrezikshme.

Policia u ka bërë thirrje tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit duke filluar nga ora 18:30, pasi fluksi i madh mund të shkaktojë vonesa dhe, për tifozët që mbërrijnë në minutat e fundit, mundësi të kufizuara për të hyrë në stadium para nisjes së ndeshjes.

Sipas Policisë së Shtetit, plani i masave është hartuar duke u bazuar në përvojën e aktiviteteve të mëparshme ndërkombëtare sportive dhe synon që ndeshja të zhvillohet pa incidente, duke garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama për Sazanin dhe Zvërnecin: Projekte me potencial miliardash, por duhet të ruhet ekuilibri me mjedisin

TIRANË ,27 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama,...

Masakër në një lokal në Afrikën e Jugut, 17 të vrarë dhe 15 të plagosur – policia në kërkim të 8 autorëve

JOHANESBURG, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Një sulm...

Rama mbërrin në Rinas në orën 13:00, burime qeveritare zbulojnë çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP

TIRANË, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Aksident tragjik në Maliq/ Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari

MALIQ ,27 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...