Shpëtohet arkivi i fotografit korçar Guri Koti

Nga Xhensil Shkëmbi 

Pas transmetimit të lajmit në Euronews Albania për amanetin e pa mbajtur të fotografit korçar Guri Koti, lidhur me dixhitalizimin e arkivit të tij të pasur fotografik, është ndërmarrë më në fund një hap konkret për shpëtimin e kësaj pasurie të rrallë kulturore.

Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini, ka reaguar, ku ka firmosur kontratën për marrjen në mbrojtje dhe dixhitalizimin e arkivit të fotografit. Projekti parashikon ruajtjen dhe skanimin e mijëra fotografive që dokumentojnë historinë e qytetit të Korçës, jetën e përditshme të banorëve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të njohura të kohës, përfshirë edhe Trikotazhin e Korçës.
Përveç dixhitalizimit të materialeve, në plan është edhe organizimi i një ekspozite të posaçme me fotografitë më përfaqësuese të arkivit, si dhe botimi i një libri në nder të veprës së fotografit Guri Koti.

‘pas transmetimit të Xhensil Shkëmbit, të kronikës se tij ne Euronews Albania, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit zbarkoi menjëherë në Korçë për të shpëtuar arkivin e artistit dhe fotografit Guri Koti. Qëllimi jonë është që arkivi të qëndrojë në arkivin shtetëror të filmit, të dixhitalizohehet, të bëjmë një ekspozitë me materialet filmike në mënyrë që edhe zonja të shohë fotot e stampuara e ne fund te këtij procesi, të kemi një botim kushtuar artistit Guri Koti “

E bija e fotografit, Mimoza Koti, u shpreh e emocionuar për këtë zhvillim, duke theksuar se më në fund po përmbushet amaneti i babait të saj për ruajtjen dhe promovimin e këtij arkivi të çmuar.

Mimoza Koti
” arkiva. Ishte amaneti më I madh. E kishte kaq me pasion, tregon gjithë jetën e tij. Jam e lumtur për këtë. E kënaqur. Desha shumë që të dilte në pah, ta vlerësonin. Po bëhet”

Arkivi fotografik i Guri Kotit konsiderohet një nga koleksionet më të rëndësishme vizuale për historinë e Korçës, pasi përmes objektivit të tij janë dokumentuar dekada të tëra të jetës së qytetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...