Shpërthim i fuqishëm në Kamëz, shënjestër deputeti i PD-së Xhelal Mziu

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur pas mesnate zonën e Kamzës. Objektivi ishte banesa e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Sipas policisë, rreth orës 00:55 në rrugën “Arjan Sala”, autorë ende të paidentifikuar vendosën një sasi të dyshuar tritoli në murin rrethues të banesës.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në terren për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Deputeti i PD ka deklaruar në polici se nuk dyshon tek asnjë, pasi nuk ka konflikte.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME