Shpërthen hidrogjeni në një uzinë kimike në Francë, plagosen 4 persona

Katër persona u plagosën, tre prej tyre në gjendje kritike, pas një shpërthimi hidrogjeni që ndodhi të hënën pasdite në uzinën Elkem Silicones në Saint-Fons, në jug të qytetit të Lyonit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 në një punishte eksperimentale të uzinës së prodhimit të materialeve të silikonit, e cila është e klasifikuar si zonë me rrezik të lartë sipas standardeve Seveso, në të ashtuquajturën “lugina kimike” e Francës. Si pasojë e shpërthimit, u përfshi nga flakët një ndërtesë prej rreth 600 metrash katrorë, ndërsa zjarri u vu nën kontroll në orët e para të mbrëmjes.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan rreth 100 zjarrfikës dhe 30 mjete emergjence. Të katër të plagosurit janë punonjës të kompanisë Elkem Silicones. Sipas autoriteteve, dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Drejtori i uzinës, Jean-Pierre Laurent, deklaroi se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga emetimi i hidrogjenit në punishte, ku në momentin e incidentit po punonin pesë persona.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME