Shkodra sërish në emergjencë nga shirat – dëmtohen banesa dhe rrjete energjie

Reshjet intensive të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona të qarkut Shkodër, veçanërisht në fshatrat e Nën-Shkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës.

Situata më e rënduar është regjistruar në Vau Dejës, ku rreth 100 banesa janë përmbytur, pasi lumi Glinë ka dalë nga shtrati.
Kryetari i Bashkisë, Kristjan Shkreli, pas inspektimeve në terren, deklaroi se gjendja mbetet e vështirë dhe se po punohet për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

Për shkak të reshjeve të dendura, fshatrat Ashtë, Kosmaç dhe Barbullush janë aktualisht pa energji elektrike.
Edhe në bashkinë Shkodër, situata paraqitet problematike në njësitë Gur i Zi dhe Berdicë, ku uji ka depërtuar në disa banesa, ndërsa rruga e re pranë Harkut të Berdicës është përmbytur sërish, duke rikthyer një problematikë të përsëritur për banorët e zonës.

Ndërkohë, në zonat malore, si Razma dhe Boga, janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë rurale, si dhe prani uji në akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke lënë pa energji disa fshatra turistike.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në zonat më të prekura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...