Shkodra, rritje me 10% e turistëve në zonat e mbrojtura – Alpet më të vizituarat

Zonat e mbrojtura në qarkun e Shkodrës edhe gjatë këtij viti kanë shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shkodër, Agim Dardha tha sot për ATSH-në se “në janar-gusht 920 855 turistë, nga të cilët 550 010 vendas dhe 370 845 të huaj kanë shijuar natyrën magjepsëse që ofrojnë zonat e mbrojtura në Shkodër”.

Gjatë kësaj periudhe ka një rritje prej 10% të turistëve, ku Parku Kombëtar i Alpeve është më i vizituari.

“Në periudhën janar-gusht 378 890 turistë, nga të cilët 216 290 vendas dhe 162 600 të huaj zgjodhën të vizitonin Alpet, për të shijuar natyrën magjepsëse që ato ofrojnë”, tha Dardha.

Alpet përfshijnë lumin e Gashit, luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që i karakterizon ato.

ADZM Shkodër edhe gjatë këtij viti i ka kushtuar vëmendje përmirësimit të infrastrukturës, si vendosja e tabelave informuese për orientimin e turistëve dhe shoqërimit të tyre me guida.

“Turistët kanë shfrytëzuar një sërë shtigjesh, si ai që lidh Malin e Zi me Thethin, apo Thethin me Valbonën, Kelmendin me Thethin dhe Currajn e Epërm. Gjatë muajit gusht ka pasur deri 3-4 mijë turistë në zonën e Thethit në ditë, ku pjesa më e madhe ishin nga vende të ndryshme të botës”, theksoi Dardha.

Kreu i ADZM-së Shkodër tha se edhe gjatë muajit shtator ka një dyndje të turistëve.

“Temperaturat e ngrohta gjatë shtatorit kanë sjellë edhe një fluks turistësh në zonat e mbrojtura të Shkodrës, ku më të vizituarat janë Thethi, lugina e Shalës dhe liqeni i Shkodrës”, tha Dardha.

“Thethi është bërë më i aksesueshëm për turistët në sajë të përmirësimit dhe shtimit të mundësive akomoduese, por edhe falë vënies në përdorim të zipline-s, një mundësi për të eksploruar nga ajri atraksionet e këtij parku. Ky zipline është një atraksion për tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe krijon një shans të ri për të promovuar bukuritë natyrore të kësaj zone”, tha Dardha.

Dardha i bën thirrje turistëve që të kenë kujdes dhe të ecin të shoqëruar me guida.

“Turistët gjatë udhëtimit të tyre duhet të jenë patjetër të shoqëruar nga guidat turistike, për të shmangur aksidentet fatale, të cilat nuk kanë munguar as gjatë kësaj kohe”, tha Dardha.

Shkodra, me sipërfaqen e madhe të zonave të mbrojtura, përbën një nga potencialet më të rëndësishme të vendit sa i përket turizmit të natyrës, kulturës dhe historisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...