Shkarkohet Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi u mor pas votimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës të martën, ku 50 anëtarë votuan pro shkarkimit, me mbështetjen e PS dhe PD.

Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg që nga 11 shkurti i këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dosja “Veliaj” u dërgua në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) disa ditë më parë, duke hapur rrugën për fazën finale të hetimeve dhe vendimmarrjes për fatin e tij.

Akuza rëndojnë gjithashtu mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe mbi biznesmenët Gentian Sula, Elman Abule, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME