Shërbime të reja për moshën e tretë, Llatja kafen e mëngjesit me të moshuarit

Nga Vladimir Mema 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, e nisi ditën sot në shoqërinë e të moshuarve në Qendrën Ditore, ku bashkë me ta shijoi kafen e mëngjesit dhe zhvilloi biseda miqësore. Takimi ishte pjesë e angazhimit të bashkisë për të qenë pranë moshës së tretë jo vetëm me fjalë, por edhe me shërbime konkrete.

Në bashkëpunim me Fondin Social, Bashkia e Elbasanit po zgjeron ndjeshëm gamën e shërbimeve për të moshuarit, duke i ofruar ato në katër qendra multifunksionale të dedikuara për këtë grupmoshë.

Në këto qendra, të moshuarit kanë mundësi të përfitojnë fizioterapi, asistencë shëndetësore dhe aktivitete të ndryshme sociale që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor.

Përmirësimi i cilësisë së jetës për moshën e tretë mbetet një prioritet kryesor i administratës bashkiake. Këto shërbime jo vetëm që plotësojnë nevoja konkrete, por gjithashtu krijojnë një ambient të ngrohtë e shoqëror, ku të moshuarit ndihen të respektuar dhe të përfshirë në jetën e komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...