SHBA dërgon luftëanijet drejt Venezuelës

Tre shkatërrues amerikanë me raketa të komanduara Aegis do të mbërrijnë në brigjet e Venezuelës në 36 orët e ardhshme, si pjesë e një përpjekjeje për të adresuar kërcënimet nga kartelet e drogës në Amerikën Latine, thanë të hënën dy burime të informuara për këtë çështje për Reuters.

Presidenti amerikan Donald Trump ka dashur të përdorë ushtrinë për të goditur kartelet e drogës në Amerikën Latine që janë përcaktuar si organizata terroriste globale.

Burimet thanë se anijet janë USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson.

Një zyrtar i amerikan i tha Reuters se në total, rreth 4,000 marinarë pritet të angazhohen në përpjekjet e administratës Trump në rajonin jugor të Karaibeve.

Ky zyrtar amerikan, i cili po fliste me kusht anonimiteti, tha se angazhimi shtesë i aseteve ushtarake në rajonin më të gjerë do të përfshinte disa aeroplanë spiunë P-8, anije luftarake dhe të paktën një nëndetëse sulmi.

Zyrtari tha se procesi do të vazhdonte për disa muaj dhe plani ishte që ata të operonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ujërat ndërkombëtare.

Asetet detare mund të përdoren jo vetëm për të kryer operacione inteligjence dhe mbikëqyrjeje, por edhe si një platformë nisjeje për sulme të synuara nëse merret një vendim, shtoi zyrtari.

Ministria e komunikimit e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Pa iu referuar anijeve luftarake, Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro tha të hënën në një fjalim se Venezuela do të “mbrojë detet, qiellin dhe tokat tona”. Ai aludoi në atë që e quajti “kërcënimi i çuditshëm i një perandorie në rënie”.

Trump e ka bërë goditjen ndaj karteleve të drogës një qëllim qendror të administratës së tij si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të kufizuar migrimin dhe për të siguruar kufirin jugor të SHBA-së.

Administrata Trump në muajt e fundit ka vendosur tashmë të paktën dy anije luftarake për të ndihmuar në përpjekjet e sigurisë kufitare dhe trafikimin e drogës.

Administrata Trump e caktoi Kartelin Sinaloa të Meksikës dhe bandat e tjera të drogës, si dhe grupin kriminal venezuelian Tren de Aragua, si organizata terroriste globale në shkurt, ndërsa rriti zbatimin e ligjit për imigracionin kundër anëtarëve të dyshuar të bandave.

Administrata Trump gjithashtu ka vendosur ta dyfishojë shpërblimin në 50 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e akuzuar atë se është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe se po bashkëpunon me kartelet për të përmbytur SHBA-në me kokainë të pasuruar me fentanyl.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Volejboll spektakolar! Elbasani U-19 i Mirakut mposht Partizanin në një thriller 5-setësh

Ekipi i të rinjve U19 në volejboll për meshkuj...

FMN shpjegon pse uli parashikimin e rritjes për Shqipërinë, si Ballkani po e humb vrullin

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic...

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025

Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës,...