Serbi-Shqipëri “Tetori i Dytë”. Pamje, rrëfime të patransmetuar më parë nga makthi i 2014-s, zbulohet stadiumi ku luajmë pas dy javësh

Nga Endi Tufa ,TCH

Për herë të parë pas 11 vitesh nga ngjarja e shëmtuar e 11 tetorit 2014, Shqipëria do të rikthehet të luaj këtu në Leskovc një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve të Botërorit 2026.dyshuari kryesor për ngritjen e dronit ishte vetëm një nga policia, xhandarmëria dhe forcat speciale serbe, vëllai i kryeministrit shqiptarë, Olsi Rama.
Për herë të parë ai rrëfen terrorin, presionin dhe nëse e shpëtoi pasaporta amerikane, apo lidhja e tij familjare, apo kjo e fundit mund të ishte arsyeja.Ish-ambasadori ynë atje, Ilir Boçka, diplomati që ishte në krye të ambasadës Shqiptare për 10 vite në Beograd, 2014-2024, për herë të parë flet për atë çfarë diplomacia dhe politika bëri atë natë në kryeqytetin e Serbisë.
E vërteta përse ndeshja u spostua 300 km larg Beogradit në Leskovc. Kamera e Top Channel udhëtoi në qytetin e vogël të Serbisë ku më 11 tetor 2025 Shqipëria do të zbresë sërish përballë tyre, sërish në një tjetër tetor.
Çfarë është ky qytet? Pamjet ekskluzive të stadiumit Duboçiça ku Serbia në 4 ndeshje atje nuk ka asnjë humbje.
Një stadium i ri, i ndërtuar në vitin 2023 në një qytet të vogël, të varfër dhe rrënuar ekonomikisht. Po shqiptarët e Luginës së Preshevës, si e presin dhe e përjetojnë këtë aktivitet kaq të rëndësishëm, që i ka mbuluar që sot me ngjyrat kuqezi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Një pikë nga nëntë: çfarë po ndodh me Elbasanin e Gvozdenoviç

Vetëm një pikë në tre javë ka futur zyrtarisht...

Champions League shpërthen me gola: 43 rrjeta në 9 ndeshje

Java e tretë e Champions League ka sjellë spektakël...

Gazeta britanike: Tony Blair dhe instituti i tij promotorë të nismës së Identitetit Digjital

Gazeta britanike shkruan se Shqipëria zgjodhi ministrin e saj...