Kryeministri Edi Rama / “Shqipëria po ecën më mirë se vet Europa”, Rama pjesë e panelit ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’: Kosova duhet të harrojë Serbinë!

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku nesër do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit. • Gjatë fjalës së tij si pjesë e panelit të Chatham House me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama u shpreh se Shqipëria ndodhet në një periudhë kohe, ku Evropa po sillet shumë mire me të. • Rama ka bërë disa batuta sot në Londër, lidhur me emigrantët shqiptarë në Angli. • Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House, Rama përmendi sulmet e bëra ndaj emigrantëve shqiptarë, nga e ish-sekretarja e Brenshme britanike Suella Braverman. • Braverman i kishte cilësuar më parë shqiptarët si shkaktarët kryesorë, për rritjen e numrit të krimeve në Britaninë e Madhe. Në lidhje me këtë Kryeministri Rama, pyeti për prezencën e saj dhe bëri batuën se “po të mallkuan shqiptarët zhdukesh”. • Jo vetëm për Baraverman, por për të gjithë politikanët britanikë mesazhin e ka të qartë, kur u thotë se nuk duhet ti etiketojnë më komunitetin shqiptar, pasi ai po bën shumë për Britaninë e Madhe. • Rama u kërkoi politikanëve britanikë që komunitetin shqiptar ta përmendin vetëm për gjëra pozitive, ose në të kundërt “ta qepin atë dreq goje”. • Nga Londra, nuk mund të mungonte një koment i kryeministrit për politikanin Nigel Farage, me të cilin është përplasur disa herë në distancë mbi numrin e të burgosurve shqiptarë në Britani të Madhe. • Kryeministri u pyet nga një gazetar mbi ftesën që ai i ka bërë politikanit britanik për të vizatuar vendin tonë dhe zbuloi se Farage i kishte kërkuar 28 nëntorin, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. • Me ironi, Rama tha se i sugjeroi që të zgjedhë një datë tjetër, pasi do të duket shumë i vogël para heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. • Kreu i qeverisë  ka deklaruar sot nga Londra, se nëse Kosova dëshiron të jetë e sukseshme duhet ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...