Senegali është kampion i Afrikës, mund në finale Marokun pas 120 minutash

Senegali u kurorëzua kampion i Afrikës pasi mundi Marokun 1-0 në kohën shtesë në një finale dramatike të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) të dielën në Rabat të Marokut. Kjo është hera e dytë në historinë e tyre që Luanët e Terangas e fitojnë këtë trofe.

Ndeshja u prish nga një penallti e dhënë për Marokun mes polemikave dhe kaosit të përgjithshëm tetë minuta pas fillimit të kohës shtesë. Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, i tërbuar, i nxiti lojtarët e tij të ktheheshin në dhomën e zhveshjes.

 

Pas gati pesëmbëdhjetë minutash diskutimi, Sadio Mané i thirri shokët e tij të ekipit të ktheheshin në fushë. Megjithatë, Brahim Diaz në mënyrë të pashpjegueshme humbi penalltinë e tij, duke tentuar një goditje spektakolare por që rrezultoi një dështim i turpshëm pasi portieri Mendy mbeti në vend për t’ja pritur lehtëtisht. Loja shkoi në kohën shtesë, me Senegalin që shënoi pas vetëm tre minutash me anë të Pape Gueye-t. Mesfushori i Villarrealit lëshoi ​​një gjuajtje të fuqishme duke tundur rrjetën dhe me shifrat 1-0 u mbyll 120-minutëshi.
Senegali pason Bregun e Fildishtë dhe i shton rekordit të tij një titull të dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës, pas atij të fituar në vitin 2021.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...