Seferi dhe Hoxha shkëlqejnë: shqiptarët vendimtarë në fitoret e klubeve të tyre

Legjionarët shqiptarë shkëlqyen në arenat ndërkombëtare, teksa Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha u bënë protagonistë për klubet e tyre.

Seferi kontribuoi me dy asist në fitoren e madhe 0-4 të Bodrumspor ndaj Manisës në Ligën e Parë turke. Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë gjatë gjithë sfidës dhe u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Ndërkohë, Arbër Hoxha ishte gjithashtu vendimtar për Dinamo Zagreb, duke shënuar golin e parë dhe duke dhuruar asist për të dytin në fitoren 4-1 ndaj Slaven Belupo në kampionatin kroat. Hoxha u aktivizua për 45 minuta dhe mori notën 8.5 nga “Sofa Score” për paraqitjen e tij.

Me këto paraqitje, dy futbollistët shqiptarë treguan se mund të jenë emra të rëndësishëm në arenat e huaja, duke kontribuar direkt në fitoret e skuadrave të tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME