Partia pro-evropiane në Moldavi kryeson në zgjedhjet parlamentare

Partia pro-evropiane në pushtet në Moldavi po kryeson në zgjedhjet parlamentare që do të vendosin të ardhmen e vendit, duke regjistruar 42% të votave me pothuajse 50% të të numruara. Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën në mbrëmje, Blloku Patriotik pro-rus renditet i dyti me 30%.

Deri në orën 21:00, në qendrat e votimit kishin dalë 1,596,530 qytetarë, që përbën rreth 52% të të gjithë votuesve të regjistruar. Presidentja Maia Sandu e konsideroi këtë proces zgjedhor një test të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe paralajmëroi për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia në pushtet po synon të ruajë shumicën parlamentare, ndërkohë që Blloku Patriotik pro-rus përpiqet të fitojë pushtet për të ndryshuar orientimin strategjik të Moldavisë, duke e larguar vendin nga lidhjet me Brukselin dhe duke e afruar më shumë me Moskën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga...

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit...