“S’bëhen ‘hesape pa hanxhinë’ me PS”/ Harta e re territoriale, reagon Rama: Shtysë modernizuese për vendin, u zbuluan edhe duart e pista

TIRANË, 09 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas votimit që zgjati deri pas mesnate në Kuvend për ligjin e ri të hartës territoriale, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson vendimin një tjetër hap drejt modernizimit të Shqipërisë.

Rama nuk ka lënë pa komentuar as debatet dhe kundërshtitë politike që shoqëruan procesin, duke përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e tij politikë.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese🇦🇱

Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkruan Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...