Salla: Zbatim rigoroz i legjislacionit në përputhje me standardet e BE në tregtimin e vezës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti dhe përfaqësues të Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU), morën pjesë në tryezën teknike të organizuar nga AKU dhe Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Në fokus të diskutimeve ishte përmirësimi i standardeve në zinxhirin e grumbullimit, paketimit dhe tregtimit të vezës kokërr, si dhe prodhimi i vezës së lëngshme.

Ministri Salla theksoi se diskutimet u përqendruan në zbatimin rigoroz të kërkesave të legjislacionit në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, përmes implementimit të sistemit HACCP, forcimit të gjurmueshmërisë, etiketimit të saktë dhe përmirësimit të kushteve në stabilimentet e prodhimit.

Ai nënvizoi se këta elementë janë thelbësorë për garantimin e cilësisë dhe rritjen e besimit të konsumatorit.

Salla garantoi mbështetje të plotë për bizneset përmes komunikimit të hapur dhe profesional, duke theksuar njëkohësisht se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo praktike që cenon sigurinë ushqimore dhe standardet e tregut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...