Sali Berisha kritikon ministren virtuale Diella: “Dekreti i Begajt është antikushtetues”

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ministren virtuale Diella, të cilën e quan “një kukull”. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama mban përgjegjësi edhe për krijimin dhe funksionimin e saj, ndërsa shton se dekreti i firmosur nga Presidenti Bajram Begaj është antikushtetues.

Diella, “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që emëron një ministër të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.

“Ramaduro dhe dekreti antikushtetues i Begajt! Në një rast unik në historinë botërore, Presidenti Begaj, me propozimin e kryeministrit Rama, emëroi jo vetëm kryeministrin, por edhe Ministren Virtuale të Inteligjencës Artificiale, Diella Ramën. Ky vendim shkel Kushtetutën dhe përbën një dëm kushtetues, duke deklaruar se Diella është ministre,” tha Berisha.

Ai e konsideron këtë veprim një shkelje të Kushtetutës dhe një fyerje ndaj inteligjencës, duke e cilësuar ministren virtuale si një personazh jo-njerëzor dhe jo-personal, i futur në një dokument kushtetues të shtetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...