Rruga panoramike e Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është tashmë drejt përfundimit.
Pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ky segment rrugor e kthen po ashtu qytetin në një pikë të rëndësishme si kryeqendër e rajonit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të kësaj rruge, e cila është në fazën përfundimtare të saj.
Përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale, rruga pritet të rrisë turizmin në zonë.
Rruga ka një gjatësi totale prej 6,5 kilometrash, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.
Bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, rruga panoramike e Shirokës është një segment kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

