Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel! Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve, në 2025 iu ul dhe buxheti

Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel! Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve, në 2025 iu ul dhe buxheti.

Numri i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Apelit, vijon të rritet, duke shkuar në mesin e këtij viti në mbi 44 mijë. Për një çështje civile, në këtë gjykatë, mesatarja e shqyrtimit mbetet mbi 7 vjet. Situata reflekton nevojën urgjente për emërime të anëtarëve të rinj dhe staf mbështetës për gjyqtarët.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është hallka më e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë, aq më tepër kur pas hartës së re gjyqësore, të gjitha Gjykata e Apelit në rrethe u shkrinë, dhe çështjet nga mbarë vendi tani kalojnë përmes saj.

 

Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Strategjinë Kombëtare për Uljen e Çështjeve të Prapambetura 2024–2027, e cila identifikon Gjykatën e Apelit si një ndër prioritetet kryesore për shkak të volumit më të lartë të dosjeve të prapambetura.
Një analizë e Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, nxjerr në pah një situatë që ecën në të kundërt të pritshmërive.

Gjykata hyri në vitin 2024 me 37,662 çështje të prapambetura, por në fund të tij ato shkuan në 41,700, me një rritje prej 10.7%. As gjysma e parë e vitit 2025, nuk solli ndonjë përmirësim, përkundrazi. Stokut të çështjeve në pritje iu shtuan edhe 2,446 raste të reja, duke e çuar ngarkesën totale në 44,146 çështje.
Sipas studimit të Institutit, “mbi 67 përqind e dosjeve të mbartura përbëhet nga çështje civile, që mbeten kategoria më problematike për shkak të kompleksitetit dhe kohëzgjatjes së gjatë të shqyrtimit”. E njëjta analizë tregon se koha mesatare e shqyrtimit për rastet civile vazhdon të jetë 2,683 ditë, ose mbi 7 vite. Në juridiksionin penal është ulur në 823 ditë ose mbi 2 vjet.
Përkeqësimi i situatës me çështjet e prapambetura sipas Institutit, erdhi “pavarësisht një rënieje të lehtë të çështjeve të reja të regjistruara (13,888 në 2024 kundrejt 14,507 në 2023, -4.3%) dhe përmirësimit të ndjeshëm të treguesve të eficencës. Ajo duket se reflekton qartazi numrin e reduktuar të anëtarëve të kësaj Gjykate, dhe mangësitë në stafin mbështetës”.
Në përfundim të vitit 2024, Gjykata e Apelit kishte 31 gjyqtarë të miratuar nga 78 gjithsej që parashikon organika, ndërkohë që vendet e mbetura bosh (2 të tretat e organikës) vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në kapacitetet për përballimin e fluksit të çështjeve.
Nga ana tjetër, ndikim duket të kenë dhe aspektet financiare. Ndërsa, buxheti i KLGJ-së për vitin 2025 u rrit me rreth 24% krahasuar me vitin 2024, ndërsa pjesa e dedikuar për Gjykatën e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm pati një ulje (456,8 milionë lekë përkundrejt 521,3 milionë lekë të miratuara për buxhetin 2024), me 13%.
Vetë Gjykata pjesën dërrmuese të fondeve e përdor për pagat e gjyqtarëve dhe personelit ndihmës (94%), ndërkohë që mbetet minimal, financimi për teknologjinë e informacionit, menaxhimin elektronik të çështjeve dhe sistemet e arkivimit, që mund të ndihmojnë po ashtu në shpejtësinë e shqyrtimit të çështjeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Garda Kombëtare në gatishmëri, priten më shumë se 2,500 protesta kundër Trump në SHBA

Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vënë në...

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, analisti dhe eksperti...

Ndeshja ndaj Serbisë :Loja në bllok dhe grupi ,arma e fortë e Kombëtares së Shqipërisë

Analizë nga NEPTUN BAJKO   Duke qenë futbolli një lojë kolektive,...

Bylisi i akuzon arbitrat: Skandal në Superiore, Vrapi dhe Beqiraj po shkatërrojnë kampionatin!

Pas humbjes 0-1 në Ballsh ndaj Vllaznisë, presidenti i...