Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot masat e reja fiskale për vitin 2026, përfshirë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe reduktimin e taksave për qytetarët dhe bizneset.
Sipas Malajt, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të përafroi vlerat e tyre me vlerat reale në treg, duke u mundësuar qytetarëve ta kryejnë këtë proces me një normë më të ulët tatimore. Për vitin 2026, reduktimi tatimor për pasuritë e paluajtshme do të jetë 5%, nga 15% që është aktualisht.
Ministri bëri të ditur se për herë të parë bizneset online do të detyrohen të publikojnë të dhënat identifikuese, si emrin tregtar, NIPT dhe adresën, një masë e cila synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe transparencën në treg. Ndërkohë, do të ashpërsohen ndëshkimet për aktivitetet tregtare pa regjistrim, për të garantuar konkurrencë të ndershme.
Një tjetër prioritet i qeverisë mbetet reduktimi i përdorimit të parasë cash. Në këtë kuadër, parashikohen katër masa konkrete për të lehtësuar transaksionet të gjurmueshme, të sigurta dhe të formalizuara, si mes bizneseve dhe mes bizneseve e konsumatorëve, duke e afruar Shqipërinë me standardet e ekonomive moderne.



