Rikthehet kaosi në aksin Tuneli i Krrabës–Bradashesh, radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit. Që prej orës 14:30 të së shtunës, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e Shqipërisë.

Shkak kryesor i situatës është fluksi i shtuar i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku me qindra familje nga kryeqyteti udhëtojnë për të kaluar fundjavën. Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin dhe ka vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, sidomos në segmentet më problematike të aksit.

Në pikun e trafikut janë shtuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, e cila po punon për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale. Megjithatë, sipas drejtuesve të mjeteve, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme mbetet problemi kryesor që çon në krijimin e radhëve tejet të gjata dhe në përsëritjen e këtij skenari pothuajse çdo fundjavë.

Gjatë javës së parë të këtij viti, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe mbizotërimit të motit të keq, radhët e mjeteve të bllokuara në këtë aks kanë arritur deri në 25 kilometra, duke sjellë vonesa të gjata dhe lodhje për qytetarët.

Drejtuesit e automjeteve apelojnë për zgjidhje afatgjata infrastrukturore, ndërsa këshillohen të planifikojnë udhëtimet jashtë orareve të pikut për të shmangur pritjet e gjata në trafik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare është arrestuar në pikën kufitare të Morinës...

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...