Pasi arkivoi transfertën e suksesshme ndaj Romës, Interi përgatitet për sfidën e radhës ne Ligën e Kampione teksa do të përballet me Union St. Gilloise në raundin e tretë te Fazës së Ligës.
Interi shkon në këtë përballje me 6 pikë të plota me zikaltrit që kanë fituar 2 ndeshjet e para ndaj Ajax dhe Slavia Pragë me Interin që padyshim do të kërkojë të fitojë edhe këtê sfidë. Trajneri i skuadrës milaneze, Christian Chivu i ka të qarta idetë në këtë pikë.
‘Jemi Interi dhe kemi detyrimin të mendojmë për gjëra madhore-tha trajneri rumun në prag të sfidës-Nuk mendojmë për Napolin, duhet të tregojmë versionin tonë më të mirë dhe të tentojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet që në pranverë të jemi ende në garë për fitore titujsh në të gjitha kompeticionet’.
Chivu më pas shprehu besimin tek lojtarët e tij, por konfirmoi edhe mungesën e Thuram si për sfidën e kësaj të marte ashtu edhe ndaj supersfidës me Napolin.
‘Esposito dhe Bonny titullarë ndaj Union St.Gilloise? Për mua nuk ekzistojnë titullarë, kam besim te të gjithë lojtarët e mi-shtoi Chivu-Lautaro Martinez është mire, ndërsa me Thuram duhet pak më shumë durim dhe me sa duket nuk do të jetë ndaj Napolit’.