Situata e tensionuar në ambientet e News24, të rrethuar tashmë nga policia dhe ushtria ka marrë një kthesë edhe më shqetësuese.
Redaksia e këtij televizioni i bën thirrje urgjente për ndërhyrje, ambasadave të huaja, institucioneve ligjore, deputeteve të Parlamentit dhe kryetareve të partive, që të ndërhyet pasi nëper zyra po konfiskohen dhe po merren të dhënat nga kompjuterët e gazetarëve.
Në këto pajisje ndodhen informacione të rëndësishme nga investigime mbi korrupsionin, të cilat jo vetëm që përbëjnë prova të mundshme kundër abuzimeve, por edhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e gazetarëve dhe burimeve që i kanë siguruar ato.
Thirrja është e qartë: të ndalet menjëherë grabitja e informacionit dhe të garantohen të gjitha standardet e sigurisë dhe lirisë së medias, si një shtyllë themelore e demokracisë në vend.