Gjykata Kushtetuese ka reaguar sot lidhur me ankimimin e paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Qeverisë që e shkarkoi nga detyra.
Në një njoftim zyrtar, Kushtetuesja bëri të ditur se kërkesa e Veliajt është regjistruar dhe do të shqyrtohet sipas procedurave.
“Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, thuhet në reagim.
Paralelisht, Kryeministria njoftoi sot zyrtarisht Presidencën për vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe në pesë bashki të tjera, duke i kërkuar Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme.