Raporti: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2025, rastet më të shumta në Gaza

Organizata joqeveritare Reporterë pa Kufij (RSF) ka publikuar raportin e saj vjetor për vitin 2025 ndërsa ka njoftuar se 67 gazetarë u vranë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre ose për shkak të profesionit të tyre ndërkombëtarisht brenda një viti. Raporti thekson se gjysma e viktimave u regjistrua në Rripin e Gazës.

“Numri i gazetarëve të vrarë nga 1 dhjetori 2024 deri më 1 dhjetor 2025 ka treguar një rritje të re, për shkak të praktikave kriminale të forcave të armatosura, të rregullta ose jo, dhe krimit të organizuar”, njofton organizata që mbron lirinë e shtypit.

RSF raporton 503 gazetarë janë të burgosur në 47 vende të botës. Sipas raportit 121 gazetarë janë të arrestuar në Kinë, 48 në Rusi, 47 në Mianmar. Organizata gjithashtu numëron 135 gazetarë të zhdukur, disa prej të cilëve për më shumë se 30 vjet, dhe 20 gazetarë të mbajtur peng, shumica në Siri dhe Jemen.

RSF gjithashtu denoncoi vitin më vdekjeprurë  për gazetarët në Meksikë, me nëntë profesionistë të vrarë masave të marra nga presidentja Claudia Sheinbaum. Ukraina me 3 gazetarë të vrarë dhe Sudani me 4 gazetarë të vrarë janë gjithashtu ndër vendet me numrin më të lartë të viktimave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...