Rama zbulon inovacionet: Portë digjitale në “Nënë Tereza” dhe kartë identiteti elektronike

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka folur për projektet e reja digjitale të qeverisë, duke theksuar se karta e identitetit tashmë do të jetë e aksesueshme në celular dhe kompjuter, si pjesë e një portofoli digjital shumëfunksional.

“Kur përfundoi koncesioni i hershëm i kartave të identitetit, morëm përsipër sfidën për krijimin e një kompanie shtetërore që të prodhonte karta më të mira dhe më të lira. Kompania Identitek e realizoi me sukses këtë mision dhe tani po punon për fazën e re – kalimin e identitetit në formë digjitale,” tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria do ta ketë gati identitetin digjital në fillim të vitit 2026, një vit përpara afatit që ka vendosur Bashkimi Europian për vendet anëtare (2027).

Një tjetër risí që kryeministri prezantoi lidhet me aeroportin “Nënë Tereza”, ku po përgatitet një portë digjitale hyrjeje, që do të lejojë kalimin pa kontroll pasaporte.
“Përmes një sistemi që verifikon identitetin vetëm nga pamja, udhëtari do të lidhet automatikisht me biletën dhe të dhënat e tij,” – sqaroi Rama, duke e cilësuar këtë si një hap tjetër të madh në modernizimin e shërbimeve publike.

Sipas tij, aeroporti i Tiranës do të bëhet i pari në Europë që do të zbatojë këtë teknologji, duke vendosur Shqipërinë përpara shumë vendeve të zhvilluara në fushën e digjitalizimit.

“Kjo është fuqia e teknologjisë digjitale – mundësia që vendet në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që ndryshe do të ishin të pamundura,” përfundoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...