Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë.

“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila e ka ndjekur procesin kur drejtonte Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit shprehu mirënjohje për skuadrën e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si dhe ekspertëve të UNESCO-s, duke përfshirë drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, me të cilën vizituan luginën e Vjosës në vitin 2023.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj e cilësoi moment historik për Shqipërinë dhe një histori suksesi për të gjithë, rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar të Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ekspertëve dhe partnerëve, që nisi me shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar – i vetmi lumë i egër në Europë me këtë status.

“Shqipëria rikonfirmon edhe një herë modelin ndërkombëtar të mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, edhe në këtë fazë të avancimit të negociatave për anëtarësimin ne Bashkimin Europian”, theksoi Jaupaj.

Përfshirja e Vjosës në këtë program synon mbrojtjen e ekosistemeve të pasura dhe të shëndetshme, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së biodiversitetit në rajon, duke i dhënë vendit një krenari ndërkombëtare.

Përfshirja e Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s kurorëzoi një punë 4-vjeçare.

Lumi Vjosa i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtarë” nga qeveria shqiptare në mars të vitit 2023 pas përpjekjeve disavjeçare të organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve.

Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos për sa i përket prurjeve të shumta ujore.

Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrejdh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita Botërore e Autizmit, dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njihen sigurimet për kujdestarët

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Qeveria shqiptare do të dyfishojë pagesën...

Akademia e Shkencave ,urim special për dirigjentin dhe muzikologun Eno Koço në ditëlindjen e tij

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përcjellë një urim...

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Gjatë seancës së tensionuar ne Kuvend, Flamur Noka ka...