Rama: Rruga Vodicë – Qafë Dardhë, mundësi për zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës

Rruga Vodicë – Qafë Dardhë krijon mundësi fantastike për Beratin si rrugë lidhëse me Gramshin, për të gjithë zonën e fshatrave përreth, si dhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë.

Kreu i qeverisë shprehet se ky investim po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës.

Aktualisht në këtë aks po vijojnë punimet në segmentin Frashtan – Çesma e Tarikos, me zgjerimin e rrugës, tombinot dhe muret mbajtës në krah të rrugës

Rruga përshkon terrene të thepisura, por me një natyrë mbresëlënëse, çka e bën potencialisht shumë tërheqëse për turistët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...